Super Kupa e Real Madridit

Real Madridi e ka fituar Super Kupën e Spanjës duke e mposhtur Athletic Bilbao në finale. Modric (38) dhe Benzema (52) ishin gola shënuesit për Los Blancos. Ky është trofeu i parë në këtë vit për Real Madridin


Real Madridi ka arritur që të stoliset me trofeun e parë për këtë vit, pasi që ka fituar në finale të Super Kupës së Spanjës duke e mposhtur Athletic Bilbao me rezultat 2-0. Modric dhe Benzema shënuan dy golat e kësaj ndeshje.

Ndeshja filloi e baraspeshuar dhe deri në minutën e 38-të nuk pati raste për t’u shënuar, pasi që dy skuadrat nuk arrinin që të krijonin shumë raste.
Goli i parë do të vinte pikërisht në minutën e 38-të. Rodrygo bëri një depërtim të mirë në krahun e djathtë për të pasuar për Modric, i cili me të parën bëri një goditje të fortë për të shënuar gol të bukur për Los Blancos.

Por rezultati do të kishte pasur mundësi që të barazohet poqëse Sancet do të shfrytëzonte një mundësi të artë për të shënuar në minutën e 45 të pjesës së parë.

Pjesa e dytë do të ishte më e hapur dhe Real Madrid do të sulmonte më shumë. Kështu Alvarez do të shkaktonte penallti në minutën e 50-të pasi që preku topin me dorë brenda zonës së rreptësisë, penallti që u dha vetëm pas rishikimit me VAR.

Nga pika e badh, sulmuesi në top formë i Real Madridit, Karim Benzema do të shënonte për ta dyfishuar rezultatin në minutën e 52-të të takimit.

Pas shënimit të golit të dytë, Reali ishte paksa më i përgjumur dhe Athletic Bilbao do të sulmonte më shumë.

Raul Garcia rrezikoi seriozisht me kokë por topi për pak përfundoi jashtë në këndin e djathtë të portës.

Gjërat u vështirësuan në fund për Real Madridin kur Eder Militao me dorë duke ndalur një gol të sigurt të Raul Garcia dhe shkaktuar penallti në minutën e 87-të.

Edhe kjo penallti u dha pasi që u shikua në VAR e ku Militao u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë me 10 lojtarë skuadrën e Ancelottit në fushë.

Por, Garcia do të arrinte që t’ia mohonte golin Garcias pasi që Courtois priti.

Në minutat e mbetur edhe pse Bilbao rrezikoi nuk ia doli ta ngushtoi rezultatin derisa Real Madridi arriti që ta fiton trofeun e parë këtë vit duke e mposhtur skuadrën baske, Bilbao në finale të SuperKupës.