Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet 30 vjeçari nga Gostivari7

Gjatë ditës së djeshme, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë-DPB Gostivar e kanë privuar nga liria personin E.S. (30) nga Gostivari, duke vepruar në bazë të raportit të mëparshëm sipas të cilit rreth orës 10.30 në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht gruan e tij 27-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet procedimi përkatës.