Jose Mourinho ka pasur një ndikim kuptimplotë në strategjinë e transferëve të Romës, duke blerë Tammy Abraham dhe disa lojtarë të tjerë që kanë arritur në Olimpico, kurse tani, sipas raporteve në Itali, Special One nuk është dorëzuar ende për Granit Xhakën e Arsenalit

Roma janë skuadra që kanë shpenzuar më së shumti në Serie A gjatë verës dhe ata kanë qenë më të zënit edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mourinho ka bindur drejtuesit e skuadrës së Romës për ta përforcuar skuadrën gjatë muajve të fundit. Ainsley Maitland-Niles dhe Sergio Oliveira janë dy transferet e fundit të Giallorossi.

Oliveira dhe Mourinho kanë të njëjtin përfaqësues, Jorge Mendes, kështu që ishte e lehtë për Special One që ta bind 29 vjeçarin që të vije në Olimpico.

Special One bëri përpjekje të mëdha gjatë verës për ta bindur Abrahimin që të largohet nga Chelsea dhe të nënshkruar me Giallorossi.

Sulmuesi anglez kujtoi një nga bisedat e tij me Special One gjatë një interviste që e realizoi në tetor me gazetën The Guardian.

“Ai (Mourinho) me tha: A dëshiron të shijosh pak diell apo dëshiron të qëndrosh në shi?”, tha Abraham.

“Opsion i lehtë do të ishte të rrija në bankë në Chelsea, por e kuptova që duhet të largohem dhe ta tregoj vetveten”.

Abraham ka shënuar 17 gola në 30 paraqitje me Romën dhe është lojtari i tretë më i shpejt që ka shënuar më shumë se 15 gola për Romën, pas Gabriel Omar Batistuta dhe Cincenzo Montella.

Mourinho po ashtu besonte që do ta sjell Xhakën në Romën. Megjithatë, Giallorossi dhe Arsenali dështuar për ta arritur një marrëveshje për çmimin e lojtarit, kështu që Xhaka mbeti në Londër.

Sky Sport Italia shkruan se Mourinho nuk është dorëzuar dhe do të bëjë edhe një përpjekje për të nënshkruar me Xhakën në fund të sezonit, që do të thotë se Jordan Veretout mund të largohet.