Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski apeloi deri te qytetarët që t’i kontrollojnë pasaportat e tyre dhe nëse kanë nevojë t’i ndërrojnë ato, ta bëjnë tani, për të shmangur kaosin dhe radhët e gjata gjatë verës.

“Në vitin 2021 janë lëshuar 321.216 letërnjoftime dhe 346.773 pasaporta. Për periudhën 01.01.2021-31.12.2021 kemi një numër të shtuar të aplikimeve për pasaportë, pra mesatarja aktuale në muaj është 18.000-24.000 aplikime. Ministria e Brendshme ka përgatitur vazhdimisht dokumente personale në periudhën 05.07.2021 deri më 31.12.2021: 203,442 pasaporta dhe 167,558 karta identiteti. Shifrat tregojnë se objektet janë shfrytëzuar maksimalisht, me dy turne dhe në fundjavë”, ka shkruar Spasovski në Facebook.