1

Si u godit me thikë në kokë polici në Suharekë që ishte në krye të detyrës?

Policia ka dhënë detaje për rastin e djeshëm në Suharekë ku dyshohet se një zyrtar policor ishte goditur në kokë përderisa ishte në krye të detyrës.

1

Sipas policisë rasti kishte ndodhur pasi zyrtarët policorë kishin intervenuar për një dhunë në familje,

“Në vendin e ngjarjes, i dyshuari i lartcekur ka sulmuar zyrtarët policorë duke e goditur me mjetë të mprehtë (thikë) zyrtarin policor. Zyrtari policor me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.