Shtypi francez për qeverinë e re: Fundi i krizës politike në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut bëri hap të vogël drejtë Bashkimit Evropian, ku kandidatura e saj për anëtarësim para pak kohësh ishte dekurajuar. Ka qeveri reformuese pas dy muajve krizë politike, shkruan gazeta ditore franceze “LesEkho”, informon korrespondenti i MIA-s.

 

Fund i krizës politike në Maqedoninë e Veriut. Ky vend i vogël (2 milionë banorë) i cili është rezultat i ndarjes së Jugosllavisë para tridhjetë viteve është i rëndësishëm për rajonin, Ballkanin jostabil, sepse gjendet në rutat e privilegjuara të emigrantëve nga Lindja e Afërt të cilët duan të arrijnë në Evropën Perëndimore.

Shkupi doli nga kriza dymujore politike të hënën në mëngjes me emërimin e kryeministrit reformues 47-vjeçar, Dimitar Kovaçevski. Parlamenti e miratoi qeverinë e re të koalicionit, të kryesuar nga Partia Socialdemokrate (LSDM) të Kovaçevskit, me 62 vota “për” përkundër 56.

Zëvendësministri i Financave në qeverinë e kaluar, shkruajnë “LesEkho” dhe “Le Mond” Kovaçevski, e trashëgon Zoran Zaevin, i cili dha dorëheqje në dhjetor pasi partia e tij pësoi humbje të rëndë në zgjedhjet komunale.

Programi i shefit të ri të qeverisë ka për qëllim “rritje të qëndrueshme dhe më të fuqishme ekonomike” dhe afrim me Bashkimin Evropian, siç ishte edhe prioritet strategjik i paraardhësit të tij dhe i gati të gjithë popullatës, sqarojnë mediat franceze.

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut nesër duhet të takohet me homologun e tij bullgar. Megjithatë, vendi hyri në NATO para dy viteve, edhe krahas presionit nga aleati i saj historik Rusia, përfundon “LesEkho”.