Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dërguar edhe 81 tonë municione te kalibrave të ndryshëm në Ukrainë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov, ku tha se javën e ardhshme persin nga SHBA-të avionë me asistencë ushtarako-teknike.

“Këtë herë, aeroplani i katërt solli në Ukrainë 81 tonë municione të kalibrave të ndryshëm. Javën e ardhshme presim avionë amerikan me asistencë ushtarako-teknike për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës”, ka shkruar Reznikov, përcjell Klankosova.tv.

Kujtojmë se kjo nuk është e hera e parë që SHBA-të dërgojnë në Ukrainë ndihma ushtarake, ndërsa Uashingtoni ka paralajmëruar se gjatë mesit të muajt shkurt Rusia pritet ta pushtojë Ukrainën.

Ndërsa për një pushtim të mundshëm rus, aleatët perëndimor i kanë bërë të ditur Moskës se pasojat do të jenë fatale për ta.