Sali: Besoj se Kosova javën e ardhshme do t’i heq masat restriktive

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në emisionin debativ në TV Shenja, u shpreh optimist se rastet me Covid-19 në Kosovë do të zvogëlohen dhe se do të hiqen masat restriktive siç është posedimi i certifikatës për tre doza vaksine ose dy doza dhe testi PCR për të hyrë në Republikën e Kosovës.


“Masat do të rishqyrtohen kur do të zvogëlohen numrat. Për arsye se edhe po ti kishin pasë numrat shumë të lartë edhe ne do të vepronim ashtu. Jam optimist, besoj se gjatë javës së ardhshme rastet me Covid-19 do të kenë rënie, atë që e kemi ne tash, do ta kenë gjatë javës së ardhshme dhe masat do të liberalizohen ose do të hiqen këto masa të rrepta restriktive të izolimit”, u shpreh Sali.