Rinovim ose largim, zbulohet ultimatumi i Barcelonës për titullarin

E ardhmja e Ousmane Dembele është ende e paqartë. Deri më tani Barcelona dhe sulmuesi francez nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, pavarësishit përpjekjeve.


Duke parë situatën drejtuesit e klubit katalanas i kanë venduar një ultimatum Dembeles. Francezit i është dhënë 48 orë për të vendosur nëse dëshiron të vazhdojë kontratën me klubin blaugranët.

Nëse përgjigja është “jo”, Barça do ta shesë këtë dimër.