Ka filluar pjesa e dytë e seancës ku në rend dite është zgjedhja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut me kryeministër Dimitar Kovaçevskin.

Pas më shumë se një ore e gjysmë pauzë, seanca riktheu punimet me vonesë, pasi pauza u paralajmërua se do të mbarojë në ora 15:30.

Seanca filloi pas orës 11, ndërkaq debati për programin dhe përbërjen qeveritare pritet të përfundojë nesër në mesnatë, kur edhe duhet të hidhet për votim Qeveria.