Reshje të dendura bore, pezullohen fluturimet në aeroportin e Stambollit

Bora ka mbuluar Stambollin, duke krijuar një atmosferë të bukur për banorët dhe turistët që kanë vizituar qytetin historik të Turqisë. Mirëpo, përkeqësimi i kushteve atmosferike ka sjellë edhe probleme.


Shumë zona në Turqi po përballen me vështirësi dhe probleme transporti për shkak të motit të keq. Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se mijëra njerëz ishin evakuuar për shkak të motit të keq. Rreth 4,500 njerëz mbeten të bllokuar në të gjithë Turqinë dhe autoritetet kanë dorëzuar mijëra pako me pije dhe ushqime.

Rreth 7,000 njerëz tashmë janë evakuuar në konvikte dhe strehimore në shtatë provinca në të gjithë vendin.
Autoritetet pezulluan të gjitha fluturimet për një orë në aeroportin e Stambollit për shkak të reshjeve të mëdha të borës në qytet, raportoi radio shtetërore TRT Haber, ndërsa shumë vende të tjera në Turqi po përjetonin vështirësi transporti për shkak të motit të keq.