PSD proteston sot kundër shtrenjtimit të rrymës

Partia Socialdemokrate ka bërë të ditur se sot, prej orës 14:00, duke filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti”, do të protestojnë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

PSD thekson se do të protestojnë që shfrytëzim ii qytetarëve të Kosovës për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s të ndalohet.

Kjo parti ka bërë të ditur se po protestojnë për katër arsye:

Rritja e çmimit të energjisë është e papërballueshme për shumicën dërmuese të qytetarëve. Krahasuar me pagën mesatare, ky çmim është ndër më të shtrenjtit në Evropë.

Që prej privatizimit të distribucionit, KESCO ka fituar mbi 150 milionë euro. Në ditët e mira gjithë fitimi shkon për ta, kurse vështirësia më e vogël i faturohet qytetarëve me rritje të çmimit.

Shuma e parave të ndara nga Qeveria për të mbuluar KESCO-n arrin deri në 120 milionë. Paratë e buxhetit janë paratë e qytetarëve.

Trajtimi i veriut të vendit sa i përket fushës së energjisë përbën ndarje etnike dhe është në frymës dhe logjikën e Asociacionit. Privilegji për disa është diskriminim për të tjerët.

Ndryshe, PDK dhe AAK kanë bërë të ditur se nuk janë organizatorë të protestës dhe se nuk do të marrin pjesë në protestë.