Llogaritë e rrjeteve sociale të Dukës së New York-ut po fshihen, ndërsa ai vazhdon betejën e tij ligjore për të luftuar një padi për abuzim seksual të ngritur kundër tij në SHBA.
Javën e kaluar, Mbretëresha hoqi djalin e saj të dytë nga përkatësitë ushtarake të nderit dhe patronazhet mbretërore dhe ai ra dakord të mos përdorte titullin e tij mbretëror në asnjë cilësi zyrtare.
Profili në “Twitter” i ‘TheDukeOfYork’ tani nuk ekziston më.
Faqja e tij në “YouTube” gjithashtu nuk është më e aksesueshme.
Ndërsa llogaria e tij në “Instagram”, ‘hrhthedukeofyork’, shfaqet ende, së bashku me llogarinë e tij në “Facebook”.
Ndihmësit mbretërorë kanë përditësuar gjithashtu faqen zyrtare të monarkisë britanike pasi Pallati Buckingham kërkon të distancojë institucionin nga beteja ligjore e Andrew.
Princi shfaqet ende nën seksionin e titulluar Anëtarët e Familjes Mbretërore, ndërsa lista e përkatësive të tij ushtarake dhe patronazheve është hequr.
Buckingham Palace njoftoi javën e kaluar se rolet do të ndaheshin mes anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore.
Vendimi është marrë pas diskutimit mes anëtarëve të familjes.