Politika dhe Kultura

Nga Skënder MULLIQI


Kosova ka mbetur e mbyllur.Politika është bërë preokupim , e kultura po konsidrohet si e tepertë!Së bashku më kohën që e kemi lënë mbrapa jemi terrorizuar nga politika dhe nga politikanet. Ka edhe një dozë të shizofrenisë .Për ndërkombëtarët kemi mbetur më logjikë ballkanase , që asocon në arenë të përleshjeve dhe të luftave ndëretnike.

Kultura si segmenti më i rëndësishem për një shtet demokratik, ka mbetur të mbahet më anitivlera. Nuk janë futur në funksion mekanizmat për funkcionim të mirë të kultures!.Politika sociale në kulturë nuk është e drejtë dhe nuk është as e kuptueshme .Nuk është pse njerëzit e kulturës kan mbetur jashtë rrjedhave kulturore.Politikanet që i patem nuk kan ndijesi për kulturën bashkohore .Nuk kemi kreativitet , nuk kemi hulumtime për kulturën tonë .Kjo është kur injorohet kultura në shtetin tënd !Qe nga pavarësia shumë pak është investuar në kulturë dhe art, kjo është për qdo kritikë, kur dihet së njerëzit e kulturës janë ambasadorët më të mirë të një shteti.Njerëzit sot shumica që i kemi në kulturë pranojnë rregullisht paga , vetëm pse shkojnë në punë .Po shihen rezultatet të cilat i kemi , po thuaj kurrfare. E kemi kuadro , kemi potenciale edhe tjera që arti dhe kultura më qenë në piedestal. Në Evropë njerëzit e artit janë pjesa më progresive dhe më e rendësishmja e shoqërisë .Ne Kosovë shumica kanë biografi më paraqitje të rrejshme .Angazhimi i tyre është që kulturën ta mbajnë vetëm në kuader të angazhimit lokal, për ti mbrojtur pozicionet e tyre , së nuk kan kapacitet më shumë .Nuk janë për lojëra serioze , për këtë janë shumë të vetëdijshem .Vetëm një koncept i tillë i ngusht ju mundëson futjën e parasë në xhep, dhe gjthëqka përfundon këtu.Këto antivlera më koncepte locale kan bërë që njerëzit kreativ dhe të zot të kulturës të largohen nga vendi.Këto principe miope të punës , duhet të ndryshohen , për të ndryshuar tëresisht edhe pamja e artit dhë e kulturës në Kosovë .Për të bërë ndryshimet e nevojshme na duhen njerëzit vizionar , misionarët , njerëzit eminent në krye të institucioneve të kulturës dhe të artit. Mos të shkelim mbi vlerat tona , mos të bëjmë përzgjedhjen e njerëzve vetëm sipas çelësit partiak. Këtë gjë nuk e duron kultura e mirfilltë .Duhet të kalohën kufijë e shtetit nese punojmë më njerëz të thirrur , më njerëz që kan dije dhe talent për art dhe kulturë. Të punohet më programe evropiane në institucionet tona të kulturës. Përfundimisht duhet filluar më edukimin pozitiv të gjeneratave te reja në këtë lëmi .Shkollimi më kritere të caktuara është çelësi i suksesit në gjithë këtë proces. Sigurisht së edhe rezultatet do të janë krejte tjera në avansim të artit dhe të kulutës të ngecur sot në Kosovë!