Policia në kërkim të majmunit që u arratis pas aksidentit me kamion

Policia në SHBA është në kërkim të një majmuni që u arratisë pasi një kamion me 100 me prej tyre u përfshi në një aksident në një autostradë në Pensilvani.


Askush nuk u lëndua, por 4 majmunë arritën të arratiseshin. 3 janë gjetur, por autoritetet ende po përpiqen të kapin të fundit.

Punonjësja e Policisë së Shtetit të Pensilvanisë, Andrea Pelachick, konfirmoi gjuetinë për majmunët e arratisur.