Pogba ka vendosur, mesfushori i ka komunikuar Man.United klubin e ardhshëm

Një nga emrat më të përfolur në merkato është ai i Paul Pogba. Mesfushorit të Manchester United i përfundon kontrata këtë sezon dhe e ardhmja e tij duket larg skuadrës angleze. Megjithatë, lajmi i madh ka mbërritur disa orë më parë. Pogba i ka komunikuar klubit se dëshiron të kalojë te Real Madrid.


Sigurisht që nuk është një sezon emocionues për Paul Pogba, pasqyra e saktë e Manchester United këtë vit. Francezi ka zhvilluar vetëm 13 paraqitje mes Premier League dhe Champions League, duke mos shënuar asnjë gol.