Po pastronte rrugën nga bora, goditet nga dy persona podujevasi

Dy burra janë arrestuar në Podujevë pasiqë dyshohet se derisa kanë qenë në lëvizje me veturë e kanë goditur një tjetër.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ky i fundit ishte duke e pastruar rrugën nga bora, transmeton Klankosova.tv.

“Viktima është  dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. “ thuhet në raport.