Qeveria e re gjermane ka dhënë sot indikacionet më të qarta deri më tani se do të diskutonte ndalimin e gazsjellësit Nord Stream 2 nëse Rusia e pushton Ukrainën.

Kancelari gjerman Olaf Scholz lëshoi paralajmërimin e tij më të fortë deri më tani në një konferencë për shtyp me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku ai ishte nën presion nëse ndëshkimi i Nord Stream 2 ishte pjesë e “masave të rënda ekonomike” me të cilat Gjermania tha se do të përballej Rusia nëse ajo sulmon Ukrainën, shkruan Politico.

“Është e qartë se ky do të jetë një çmim i lartë dhe se e gjithë kjo do të duhet të diskutohet nëse do të ketë një ndërhyrje ushtarake kundër Ukrainës”, tha Scholz.