Ndahet nga jeta aktori i njohur i humorit

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare aktori i humori Arben Shaka. Lajmin është bërë me dije nga familjarët e aktorit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Arben Shaka njihet për rolet humoristike, pantonimën dhe kontribut në filmat vizatimorë kryesisht gjatë viteve të diktaturës komuniste

Shaka e ka filluar karrierën artistike në vitin 1966, ku interpreton në rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri”. Filmat e tij më të njohur janë gjithashtu: Cirku në fshat – (1977); Odiseja e tifozave – (1972); Përse bie kjo daulle (1969) etj.