Aktori Jason Momoa dhe aktorja Lisa Bonet kanë ndarë rrugët e tyre pasi ishin të martuar për pak më shumë se katër vjet.

Në një deklaratë të përbashkët të shpërndarë të mërkurën në llogarinë e Momoas në Instagram, ylli 42-vjeçar i Game Of Thrones dhe aktorja 54-vjeçare e Cosby Show njoftuan se po ndahen.

“Ne të gjithë kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimet e këtyre kohërave transformuese… Një revolucion po shpaloset dhe familja jonë nuk bën përjashtim… ndjenja dhe rritje nga ndryshimet sizmike që po ndodhin. Dhe kështu ne ndajmë lajmin tonë se po ndahemi.” thuhej në deklaratën e tyre.

Çifti shpjegoi se ata nuk po e shpallnin ndarjen e tyre “sepse mendojmë se është e vlefshme, por që ndërsa vazhdojmë jetën tonë, ne mund ta bëjmë këtë me dinjitet dhe ndershmëri”.

“Dashuria mes nesh vazhdon, duke u zhvilluar në mënyra që dëshiron të njihet dhe të jetohet. Ne e lirojmë njëri-tjetrin që të jemi ata që po mësojmë të bëhemi…” vazhduan ata, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.

“Përkushtimi ynë i palëkundur ndaj kësaj jete të shenjtë dhe fëmijëve tanë”, përfunduan ata.

“Dashuria mund të mbizotërojë”, shtuan ata, duke u nënshkruar si “J & L”.

Romanca e Momoas dhe Bonet filloi në vitin 2004, kur ata u prezantuan nga miq të përbashkët në një klubi.

Çifti kishin dy fëmijë vajzën Lola, 14 vjeçe dhe djalin Nakoa-Wolf, 13 vjeç.

Bonet gjithashtu ka një vajzë tjetër Zoë Kravitz, 33 vjeç, me ish-burrin e saj Lenny Kravitz.