Mitrevski i LSDM-së deklarohet për nismën e VMRO-së për shfuqizimin e Qeverisë teknike

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski është shprehur në lidhje me nismën e VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve.


 “Është mirë që VMRO DPMNE e pranon se shteti ka institucione që mund të realizojnë zgjedhje parlamentare të lira, korrekte, demokratike dhe kredibile, që do të thotë se nuk ka nevojë për Qeveri teknike. Por njëkohësisht e kontestojmë mënyrën dhe kohën e dorëzimit të kësaj nisme. Gjithsesi se për këtë Ligj duhet të bisedojmë dhe të kemi konsensus”, ka thënë Mitrevski