Miniera Misterioze E Fshatit Bozovcë Të Tetovës (FOTO)

Kjo është miniera fshatit Bozovcë, e cila është hapur në vitet 1950-1960. Kur futesh në brendësi të saj ka edhe 5 hyrje të tjera si kjo që e shihni në foto, madje ka edhe një kat më poshtë, shkruan faqja Bjeshkët e Sharrit në fb.

Sipas rrëfimeve të pleqve të fshatit, nga kjo minierë është nxjerrë berull, ku ka copëza ari.

Imogjinoni se si në at kohë njerzit kanë punuar dhe kanë nxjerrë pasuritë nëntokësore, kurse sot nuk bëhet asnjë hulumtim nga qeveritë e sotme, nuk janë në gjendje një qytet ta mirëmbajnë, një rrugë ta asfaltojnë si duhet, për çudi, shkruan shkruan faqja Bjeshkët e Sharrit në fb.

Sic na i lanë të parët, ashtu i kemi dhe sot punët të pa bëra. Mos harrojm se sot kemi teknologjinë më të zhvilluar, plus njerëz më të shkolluar, po prapë asgjë, përmbyll shkrimin faqja Bjeshkët e Sharrit në fb, të cilin e ka ilustruar me fotografitë e minierës së dikurshme në fshatin Bozovcë.