Mickoski në pritje të ftesës së Kovaçevskit për takim

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte tha se deri më tani nuk ka biseduar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa shtoi se ende pret ftesë nga ai për takim.

Mickoski thotë se nuk e ka kushtëzuar këtë takim, por që sipas tij pret që mes tjerash të diskutohet edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas Mickoskit ka dhjetëra arsye për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale, në raundin e parë dhe të dytë, matja e opinionit publik më parë, ka pasur lajme në të cilat publiku thotë atë që pret, më shumë se dy të tretat e qytetarëve kanë nevojë për një qeveri të re sepse. Kjo qeveri e çon Maqedoninë në drejtim të gabuar”, tha Mickoski në Sitel.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së njofton se tashmë është gati dhe se nga e hëna në Kuvend do të paraqesin ligjin për ndryshime në Ligjin për qeverinë.