Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski ka thënë se qytetarët e vendit nuk mund të jetojnë në frikë dhe paqartësi, andaj vendit i duhen sa më shpejtë zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell SHENJA.

“Për këtë qëllim, grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së dorëzoi sot në Kuvend propozimin për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë. Me këtë propozim Ligj kërkojmë fshirjen e neneve që parashikojnë që 100 ditë para zgjedhjeve të zgjidhet qeveri e re kalimtare. Në këtë moment kur kemi disa kriza dhe në shtet mbizotëron kaos i përgjithshëm, Maqedonia nuk guxon të humb asnjë ditë”, ka thënë Micevski.