Meta: Bashkohem me shqetësimin për rritjen e mjeteve ruse në kufij me Ukrainën, të dialogohet

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën në kufi me Ukrainën duke theksuar se bashkohet me shqetësimin e partnerëve të NATO-s për rritjen e numrit të trupave dhe mjeteve ushtarake ruse.

Ai thotë se Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe apelon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes dialogut dhe mjeteve diplomatike.

“Bashkohem me shqetësimin e partnerëve tanë të NATO-s për rritjen e paprecedentë të numrit të trupave dhe mjeteve ushtarake ruse në kufijtë me Ukrainën dhe kërcënimit për fillimin e një agresioni ushtarak ndaj një vendi sovran dhe mik.

Kërcënimi dhe eventualisht agresioni ushtarak ndaj Ukrainës përbëjnë kërcënim direkt ndaj sigurisë evropiane dhe shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare. Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe apelon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe mjeteve diplomatike”, shkruan Meta.