“Më shtrenjtë se në Zvicër” qytetarët i krahasojnë çmimet në Kosovë

Sipas Agjencisë së Statistikave vetëm gjatë muajit dhjetor çmimet e produkteve bazë, mishi, qumështi, perimet e lëndët djegëse janë rritur për 6.7%.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, tha se në këto raste ndërhyrja minimale e shtetit do ishte e domosdoshme.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se shporta e qytetarit është shumë e shtrenjtë dhe në këtë drejtim duhet që të punohet më tepër në minimizimin e varfërisë.

Qytetarët kanë krahasur çmimet e produkteve bazë me ato të vende të tjera evropiane.

“Më shtrenjtë se në Zvicër. Një litër vaj është 1.80, më e lira”, tha një qytetar për Klan Kosova.

Vetëm gjatë vitit 2021 janë importuar me tepër se 4 miliardë e 700 milionë euro mall.