MASH: Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shtyhet deri më 1 shkurt

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë në shkollat fillore dhe të mesme shtyhet deri më 1 shkurt të këtij viti, kështu vendosi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e Qeverisë me rekomandim të Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave dhe në pajtim me informacionet epidemiologjike që vendi është në kulmin e infeksionit.

Në përputhje me vendimin, mësimi me prani fizike në shkolla vazhdon më 1 shkurt. .
Ky vendim nuk do të ndikojë në përfundimin e vitit shkollor dhe do të përfundojë më 10 qershor siç parashikohet në kalendarin për programin mësimor për arsimin fillor dhe të mesëm, sipas përshtatjej përkatëse të planeve mësimore.

Ju bëjmë thirrje prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve që gjatë pushimit t’iu përmbahen masave dhe rekomandimeve për mbrojtjen nga Covid-19, si në shtëpi poashtu edhe në ambientet e hapura.