Fakti që nga të dyja anët e kufirit kemi qeveri të reja, jep një energji të re dhe mundësi të re për zgjidhje pozitive mbi bazë të leksioneve të mësuara nga procesi i deritanishëm i negociatave me Bullgarinë, deklaroi ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi, i cili në Qeverinë e re duhet ta udhëheqë Sekretariatin për Çështje Evropiane.

Lidhur me kontestin me Bullgarinë, Mariçiqi thotë se ende “nuk jemi në një fazën ku kemi rënë dakord për ndonjë gjë dhe as megjithatë pala bullgare ka rënë dakord për ndonjë gjë”.

“Ende jemi në një fazë të bisedimeve, shkëmbimit të argumenteve, shkëmbimit të pozicioneve dhe mendoj se vizita e kryeministrit bullgar Kiril Petkovit të martën do të jetë një mundësi e shkëlqyer që të vendoset një dinamikë e re në procesin e negociatave mes nesh dhe Bullgarisë. Dinamika në të cilën do të fokusohemi në çështje më të gjera se historike, dinamikë në të cilën do të formohen grupe pune konkrete të cilat do të japin rezultate në fusha konkrete”, theksoi Mariçiqi.

Sipas Mariçiqit, pa caktuar afate, duhet intensivisht të punohet në përmirësimin e atmosferës mes qytetarëve dhe të dyja shteteve, kthimin besimit, rritjen e nivelit të miqësisë dhe në mënyrë thelbësore të largohen pengesat për fillimin e negociatave tona.

I pyetur çfarë do të thotë deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme Bujar osmanit se tashmë janë dërguar përgjigje në pyetjet, Mariçiqi tha se është më e përshtatshme të përgjigjet shefi i diplomacisë sepse ata e udhëheqin procesin e shkëmbimit të dokumenteve.

“Me sa jam i informuar e di që jemi përgjigjur asaj që fillimisht është paraqitur si pika për bisedë kur kanë komunikuar kryeministrat Zaev dhe Borisiv dhe pastaj edhe kryeministri Zaev me presidentin Radev dhe mendoj se ne vetëm jemi përgjigjur cilat janë argumentet tona lidhur me këto pika. Nga e marta e tutje mendoj se do të kemi një dinamikë të re e cila të gjitha çështjet do t’i trajtojë në një mënyrë tjetër, në një mënyrë në të cilën me respekt të ndërsjellë do të kërkojmë zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura”, deklaroi Mariçiqi.