Deputetët e LSDM-së i kanë dhënë mbështetje mandatarit Dimitar Kovaçevski. Deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski ka thënë se Qeveria e kaluar ka dëshmuar se si punohet në interes të qytetarëve të interes të shtetit.

Ai tha se reformat në interes të vendit do të vazhdojnë edhe në Qeverinë e re e cila do të udhëhiqet nga Kovaçevski. Kaeski ka shtuar se vendit nuk i nevojiten zgjedhje por punë për ti ballafaquar me problemet dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Pres që shumë shpejt ta tejkalojmë problemin me bullgarinë dhe ruajtjen e pozitave tona për të cilat ka vijë të kuqe. Pres së shpejti të mbahet edhe seanca e përbashkët qeveritare me BE-në. Z. Kovaçevski besoj tek Ju dhe puna juaj. Nga ne deputetët do të merrni mbështetjen për programin tuaj por edhe kritika të mëdha nëse nuk do të zbatohet sipas parashikimeve programi”, ka thënë Kaevski.