Loredana përfundon në spital, çfarë i ndodhi asaj?

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi është mjaft aktive nëpër rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga aktivitet e saj të përditshme.

Së fundmi, Loredana ka postuar një fotografi nga spitali, kështu duke i merakosur ndjekësit e saj.

Në fotografinë e publikuar shihet këngëtarja duke marr infuzion, teksa nuk ka shkruar asgjë brenda fotosë.

Pas kësaj, ajo ka vazhduar me fotografi të tjera si zakonisht ku shihet në gjendje të mirë dhe mes miqsh.