Sekretarja shtetërore e MPJ-së gjermane, Ana Lirman u shpreh se për të është e rëndësishme që si BE ta mbajnë fjalën ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se sa më shpejt të nisin bisedimet.

“Mundohemi në maksimum që t’i heqim pengesat e fundit. Mendoj se së shhpejti do të arrijmë progres”, tha ajo.

Për rastin veton bullgare ajo thotë se janë të gatshëm të mbështesin procese që duhet të ndodhen por kjo sipas saj është proces bilateral.

“Besoj se një nga prioritetet e qeverisë bullgare është përparimi me agjendën reformuese. Ka dëshirë të madhe që historia t’u përkasë historianëve”, ta ajo.