Lind foshnja me 4 këmbë dhe 4 duar

Sipas mediave indiane një foshnjë ka lindur me katër krahë dhe katër këmbë.


Foshnja ka lindur në spitalin e qytetit Sardar dhe sipas mjekëve është një bashkim i papërsosur siamez.

Shumë njerëz janë habitur nga një lindje e tillë, ndërsa e konsiderojnë si një rimishërim të Zotit që erdhi në Tokë për të shpëtuar vendin.

Ndërkohë mësohet se nëna e foshnjës gjatë shtatëzanisë është është përballur me probleme të shumta. Deri më tani nuk dihet seksi i foshnjës i tij pasi organet gjenitale nuk janë formuar.