Kovaçevski: Kushtetuta do të hapet në rrugën drejt BE-së

Në një brifing me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët midis Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Bullgarisë në Sofje, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Kushtetuta e vendit gjithsesi se do të hapet në rrugën drejt Bashkimit Evropian.


Sipas Kovaçevskit të gjitha detajet për çështjet e hapura politike do të shqyrtohen nga Ministritë e Jashtme të të dyja vendeve.

Kovaçevski në takimin me gazetarët tha se ndryshimet kushtetuese janë proces, që si shtet duhet ta bëjë në rrugën drejt BE-së, sepse do të duhet të përshtatet Kushtetuta dhe duke pasur parasysh se shteti është shumë-etnik, bashkësitë kanë të drejtë të kërkojnë të jenë pjesë e Kushtetutës, gjë për të cilën nevojiten dy të tretat e votave në Kuvend.