Kosova po përballet me krizë energjetike që sa muaj, presidentja Osmani ende as edhe një fjalë

Deri sa Kosova po kalon në krizë energjetike, presidentja Vjosa Osmani nuk ka folur as edhe një fjalë për këtë.


Rreth 12 mijë raste me Covid-19 u shënuan vetëm gjatë tre ditëve të fundit në Kosovë.

E brenda një intervali të njëjtë kohor, 10 qytetarë të Kosovës humbën jetën si pasojë e këtij infektimi.

Rreth këtyre shifrave alarmante u diskutua edhe në Kuvendin e Kosovës.

Polemika të shumta shoqëruan këtë seancë të jashtëzakonshme.

Madje sipas kryeministrit të vendit rritja e rasteve me Covid-19 është e pashmangshme në këtë kohë.

Në këtë seancë, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ngriti një çështje tjetër.

Me këtë deklaratë nuk po pajtohet ish-partiakja e Vjosa Osmanit.

Meritat për pandemi u dhanë nga Statovci, mirëpo reagim as nga ajo e as nga shefja e shtetit ende nuk ka për krizën energjetike në Kosovë.

Madje as në një ngjarje për sportin vendor, Vjosa Osmani nuk e tha as edhe një fjalë për këtë krizë.

Përveç në ngjarje si këto, Osmani nuk e ka përdorur as rrjetin e saj social në facebook të reagojë për këtë çështje.

Të premten ajo i kushtoi një dedikim shkrimtarit, Ismail Kadare, me rastin e ditëlindjes së tij.