Ky moment i shpëtimit të një qeni që kishte ngecur në baltë është bërë virale në rrjet. Një burrë nga Rusia dëgjoi qenin që lehte vazhdimisht ndërsa ishte në fermë. Qeni ishte bllokuar në baltë dhe i kishte mbetur vetëm koka jashtë.

Burri shihet teksa tërheq kafshën nga koka duke arritur ta lirojë. Qeni duket se ishte i lodhur nga përpjekjet për të dalë nga balta ndërsa nuk dihej se për sa kohë kishte qëndruar aty.