Mediat greke kanë publikuar pamjet nga sherri mes tre të huajve në Greqi, ku ka shkëmbimi i zjarrit u plagosën 3 persona, e një ndër tyre mendohet se është me origjinë shqiptare.

Katër minuta tmerr në lagjen e qetë të Voula tregohen nga pamjet e një kamere te sigurisë në këtë zonë. Papritur, pas përplasjes, qytetarët vrapojnë, pasi personat e përfshirë tashmë janë konfliktuar. Brenda pak sekondash dalin armët, ndërkohë që dëgjohet një e shtënë.

Dy persona sipas policisë qëlluan me armë pas një sherri të kryer në një furrë buke (bakery, që ofojnë dhe kafe), ndërsa tre të tjerë u plagosën.

Sipas hetimeve të policisë, njëri nga tre të plagosurit është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij. Bëhet fjalë për një shqiptar i cili ishte arrestuar më parë pasi nuk i kishte ndaluar një patrulle policie. Pas hetimeve shqiptari ishte lënë i lirë me kusht që të paraqitej në komisariatin e zonës së tij. Ngjarje mendohet se ka ndodhur për larje hesapesh.

Një dëshmitar nga spitali thotë se dy persona janë transportuar dhe qëlluar pa ndjenja. Sipas të njëjtës dëshmi, të lënduar kanë mbetur edhe punonjës të furrës.