Kasami të mërkurën mbledh kuvendin qendror, pritet të vendoset data e kongresit të Lëvizjes BESA

Burime të Tetova1 pranë Lëvizjes BESA mësojnë se kryetari i kësaj partie Bilall Kasami të mërkurën në mbrëmje ka thirrur në Tetovë Kuvendin Qendror të Lëvizjes BESA, ku do të diskutohet data e kongresit të dytë të partisë.

Lëvizja BESA doli nga qeveria Zaev I, dhe momentalisht është në opozitë dhe udhëheq me komunën e Tetovës dhe Zhelinës.