Janë sanksionuar 65 shoferë për parakalim të jashtëligjshëm

 Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot në periudhën prej orës 7 deri në orën 10 ka zbatuar aksion të përforcuar kontrollues për sanksionimin e automjeteve të cilat jashtëligjshëm parakalojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka janë sanksionuar 65 shoferë.


 

Prej tyre, siç bëhet e ditur, 22 kanë parakaluar jashtëligjshëm në territorin e SPB Tetovë, 11 në territorin e SPB Ohër, ndërsa 10 në territorin e SPB Strumicë.

Nga MPB informojnë se aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme dhe bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe bashkërisht të kontribuohet për rrugë më të sigurta.