HEROI I KOMBIT RAFI HALILI DHE ATDHETARI E PATRIOTI SHAIP ISMAILI

Me rastin e ndarjes nga jeta të Heroit të gjallë të Kombit Rafi Halili, po ju sjelli rrefimin exclusiv të adhetarit e veprimtarit të shquar të Kombit, ish-të burgosurit politik Shaip Ismaili!

Në Shtator të vitit 1981 me direktivë të Organizatës qe ishte GMLK, Anëtari i Komitetit të Gjilanit Shaip Ismaili, udhëton për në Tetovë për të vënë kontakte me atdhetarin e veprimtarin e madh kombëtar Rafi Halilin!

Në Tetovë afër shtëpisë së Rafiut, bjen në pritë dhe ndeshet me inspektor civil të UDB-së, të cilët pas një bashkëbisedimi, me dinakeri e mashtrim arrijnë ta fusin në veturë!

Pasi Shaipi hyn në veturë të tipit Walksvagen, në ulse mbrapa, vëren shumë tabela regjistrimi të automjeteve, dhe atëherë bindet se ata nuk mund të jenë shokë e miq të Rafiut, dhe pas disa bisedave, Shaipi merr vendim të sulmojë dhe kalon në aksion!

E goditë fuqishëm me grushta udbashin që ishte në anën e ngasësit të makinës që ishte maqedon, pastaj e goditë edhe shoqëruesin e tij që ishte shqipfolës dhe arrinë të dalë nga makina e të tërhiqet me shpejtësi e zgjuarsi të madhe në pjesën malore të Tetovës, dhe nëpër tërë vargmalin e Sharrit, këmbë kthehet në Kosovë!

Kur vjen në shtëpi në shtëpinë e Tij në Malishevë të Gjilanit, merr informacion se policia kishte filluar ti binte në gjurmë dhe po e kërkonte!

Sepse dyshonte që gjatë rrahjes që ua kishte bërë udbashëve edhe mund ti kishte mbetur ndonjë dokument identifikimi në veturën policore!

Kjo është historia e shkuarjes së veprimtarit të madh kombetarë Shaip Ismaili nga Malisheva e Gjilanit te Rafi Halili në Tetovë, për ta takuar atdhëtarin e veprimtarin trim që drejtonte me Organizaten “Kushtrimi i Lirisë”!

Pas fillimit të para të burgosjeve të vitit 1981, me 4 Dhjetor 1981 arrestohet dhe burgoset edhe Shaip Ismaili, atëherë gjatë hetimeve arrihet të identifikohet plotësisht se kush ishte personi që kishte shkuar në Tetovë për ta takuar Rafi Halilin dhe për të vendosur lidhje me GMLK e Kosovës!

Shaip Ismaili është veprimtarë i dalluar dhe modestia është vlerë madhore e Tij, kurre nuk ka kerkuar aq sa ka merituar dhe për sa ka kontribuar në organizmin, veprimin dhe luftën për liri, çlirim e pavarësi të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Lavdi e përjetshme të pavdekshmit Heroit të Kombit Rafi Halili🇦🇱!
Nderim e respekt pa fund, jetë të gjatë e të lumtur patriotit e atdhetarit të nderuar Shaip Ismaili!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 29 Janar 2022!