Hernandez: Te Reali më mungonte besimi për të luajtur, Milani është ekipi qe kam ëndërruar

Nuk ka më shumë fjalë për të përshkruar Theo Hernandez, lojtari modern dhe një nga kryesorët e Evropës në rolin e tij.  


Skuadra kuqezi po e shijon lojën dhe kontributin e francezit në ekip . Ai vrapon pa u ndalur kurrë në krah, duke bërë paraqitje të shkëlqyera, driblimeve, asistieve dhe golave.

Roli i tij nuk është i thjeshtë, luan në emër të Paolo Maldinit, burimi i tij i frymëzimit:  

“Jam rritur duke parë Paolo Maldinin. Kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me të.  

Ai më tha se isha një lojtar shumë i rëndësishëm, shumë i mirë dhe se do të më duhej të punoja shumë çdo ditë. Falë këshillave të tij u bëra lojtari që jam. Është nder ta kemi me ne Maldinin, mbrojtësin më të mirë në botë për një kohë të gjatë”.  

Duke folur në mikrofonat e “The Athletic”, francezi ka analizuar të tashmen dhe të ardhmen e tij në një intervistë të gjatë:  

“Roli im? Ndihem më i lirë kur kam më shumë hapësirë. Te Real Madridi më mungonte besimi për të luajtur me qetësi dhe për të avancuar, gjë që e gjeta te Milani”.  

Në ekip, megjithatë, nuk është lojtari i vetëm i shpejtë, pasi lufton për “medaljen” e sprinterit kuqezi me Rafael Leao, shokun e tij të grupit:  

“Sigurisht që jam lojtar i shpejtë. Rafa është gjithashtu shumë i shpejtë, por unë jam në vendin e parë mes të dyve, pa dyshim. Leao luan ndryshe nga të tjerët një për një dhe kjo më krijon më shumë hapësira”.  

Një nga cilësitë kryesore të Theo Hernandez është padyshim cilësia në driblim, karakteristikë që e bashkon atë me lojtarë të roleve të tjera:  

“Mbrojtësit e krahut nuk janë si Francesco Totti, Zinedine Zidane apo Kaka, por futbolli po ndryshon. Mbrojtësit e krahut po luajnë patjetër më lart. Më pëlqen ta ndihmoj skuadrën me asiste dhe gola. Jam shumë i lumtur, por e rëndësishme është që skuadra përfiton nga unë”.  

Ka ende vend për përmirësim, siç shpjegon francezi për “The Athletic”