Hekurudha në grevë, makinistët nuk kthehen në punë pa marrë rrogën e dhjetorit

Makinistët i kanë lëshuar trenat dhe nuk duan të kthehen në punë derisa të marrin gjysmën e dytë të pagës së dhjetorit. Stafi i ndërmarrjes “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura” është në bojkot, ndërsa qarkullimi i udhëtarëve dhe mallrave është ndërprerë. Sipas informacioneve nga kompania shtetërore, qarkullimi i mallrave fillimisht është reduktuar për 90 % të shtunën ndërsa mëngjesin e sotëm nga ora 7 është ndërprerë plotësisht qarkullimi i pasagjerëve. Makinistët janë të vendosur- bojkoti do të zgjasë deri në shlyerjen e borxhit. Për shkak të problemeve me pagesën e parregullt të pagave, punonjësit e hekurudhave kanë protestuar gjatë verës, kur nuk iu është paguar gjysma e pagës për muajin qershor./Alsat.mk