Grubi uron Ismail Kadarenë në 86 vjetorin e lindjes

Më 28 janar të vitit 1936, 86 vite më parë, lindi poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare.


Kadare lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.

Me rastin e ditëlindjes së Kadaresë,  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi ka uruar shkrimtarin e mirënjohur përmes profilit të tij në Facebook.

“Urime ditëlindja, edhe shumë të tjera!” ka shkruar Grubi.