Garuesi kosovar mposht për 26 sekonda indianin në kafazin e UFC-së në Abu Dhabi (VIDEO)

26 sekonda! Kaq ka rezistuar në ringun e oktogonit indiani Mohit Aggarwal ndaj kosovarit Arlind Berisha


Arlind Berisha është duke e përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Botëror të Arteve mikse marciali, i cili po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kosovari e ka mposhtur në luftën e parë indianin Mohit Aggarwal për 26 sekonda, duke kaluar në raundin tjetër.

Deri me tani Arlind Berisha në oktogon ka bërë 5 luftëra dhe nuk ka asnjë humbje.