Real Madridi ka humbur një nga legjendat më të mëdha të klubit. “Los Blancos” sapo kanë njoftuar vdekjen e Francisco Gentos në moshën 88-vjeçare. Ky i fundit ka hyrë në histori pasi është i vetmi lojtar që ka fituar 6 Kupa Europiane për klubet kampione, ekuivalente me Champions League. Ai u votua nga IFFHS ( Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit ) si futbollisti më i madh spanjoll dhe futbollisti i 30-të më i madh në botë i shekullit të 20-të.

LEXO EDHE:Drejtuesit e Juves të mërzitur me gjestin e Dybalas, sulmuesi argjentinas shumë pranë largimit

“Real Madridi, Presidenti i tij dhe Bordi i Drejtorëve shprehin ndjehen të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Francisco Gento, President Nderi i Real Madridit dhe një prej legjendave më të mëdha të klubit tonë dhe të futbollit botëror. Real Madrid dëshiron të shprehi ngushëllimet gruas së tij Mari Luz, djemve Francisco dhe Julio, mbesave Aitana dhe Candela dhe të gjithë të afërmve dhe kolegëve. Paco Gento është lojtari i vetëm në historinë e futbollit që ka fituar 6 Kupa Evropiane. Ai mbrojti fanellën e klubit tonë në vitet 1953 dhe 1971 dhe gjatë 18 sezoneve të tij në Madrid fitoi, përveç 6 Kupave Evropiane, 12 La Liga, 2 Kupa të Spanjës, 1 Kupë Interkontinentale. . Në Real Madrid ai luajti 600 ndeshje dhe shënoi 182 gola..