Hëna e parë e plotë e vitit 2022 arriti kulmin e saj në orët e para të së martës, 18 janar. Ndryshe quhet edhe “Hëna e Ujkut”, sepse ujqërit i ulërijnë hënës në këtë periudhë të vitit.

Hëna e parë e plotë e vitit, sipas vendasve amerikanë, quhet “hëna e ujkut”. Njerëzit besonin se ujqërit ulërinin më shumë gjatë dimrit sepse ishin të uritur

Megjithatë, ulërima mund të jetë gjithashtu një shenjë se ujqërit po “shënojnë” zonën e tyre, duke u përpjekur të lokalizojnë anëtarët e tjerë të tufës, duke forcuar kështu lidhjet shoqërore ose duke koordinuar gjuetinë.

Në disa kultura të tjera Hëna e plotë e parë e janarit quhet Hëna e Plotë e Vjetër, Hëna e Plotë e Ngrirë ose Hëna e Plotë me dëborë.