Në fund të janarit, në Netflix do të publikohet dokumentari i Georgina Rodriguez, partneres së Cristiano Ronaldos, ku do të tregohen detaje të panjohura të jetës së saj.

Por, kur duhen dhe pak ditë nga shfaqja e dokumentarit, “The Sun” sjell disa deklarata shumë të ashpra nga daja i saj Jesus, i cili thotë se Georgina është “grua djallëzore”.

“Ndoshta i vjen turp nga ne dhe kujton se është më e mirë sesa ne për faktin që nuk kemi jetuar në luks. Por, unë kurrë nuk i kam kërkuar gjë asaj. Ka telefonuar vetëm dy herë që kur doli lajmi se është lidhur me Cristianon. Unë e kam rritur atë dhe motrën e saj, i kam blerë rroba, i kam paguar dritat dhe ujin. Jetoi me mua deri në adoleshencë, pasi babai i saj u fut në burg për drogë”, tregon daja.

Më tej, Jesus thotë se Georgina as nuk lajmëroi kur vdiq i ati, në vitin 2019: “Nuk e di pse nuk na njoftoi. Kur e mora vesh, u përpoqa të lidhesha me të, por nuk ktheu përgjigje. I shkrova Cristianos në Facebook dhe i thashë që ka një grua djallëzore në krah”.

Edhe motra Patricia ka folur për marrëdhënien e saj me Georgina, duke kujtuar një episod: “Kishte ditëlindjen djali im dhe i kërkova një fanelë të firmosur nga Cristiano, por më tha që nuk ishte e mundur, pasi nuk donte të bezdiste Cristianon sepse ai ishte me pushime”.