E konfirmon Tare: “Jemi në bisedime me Mallorcan për Muriqin”

E ardhmja e Vedat Muriqit është akoma pezull, me lojtarin që nuk është në planet e Lazios për pjesën tjetër të sezonit.


Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është përfolur ditët e fundit për një kalim te Mallorca në La Liga.

Sipas mediave italiane, 27-vjeçari është shumë afër skuadrës spanjollë dhe për këtë ka folur edhe drejtori i Lazios, Igli Tare.

Në intervistën e dhën për “GazetaBlic” Tare ka pohuar se ata janë në bisedime me Mallorcan, megjithatë nuk është arritur akoma marrëveshja finale për finalizimin e kalimit të lojtarit në Spanjë.

“Po jemi në bisedime me Mallorcan, por akoma nuk kemi arritur marrëveshje”, ka thënë Igli Tare.

Në këtë sezon Muriqi ka luajtur 384 minuta në të gjitha garat, ku nuk ka shënuar asnjë gol, dhe kjo ka bërë që lojtari të jeshtë jashtë planeve të skuadrës italianë.