Polica e Shqipërisë ka realizuar dy operacione policore, ndërsa bëhet e ditur se janë sekuestruar rreth 50 kilogramë substanca narkotike.

Në këto dy operacione policore janë arrestuar tre persona.

Lexoni të plotë njoftimin:

Brenda 12-orëve, finalizohen 2 operacione policore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor “Munella” , vihen në pranga 2 shtetas, sekuestrohen 31 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kaçinari”, vihet në pranga 36-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë babai, si dhe sekuestrohen 18 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Operacionet nga strukturat e DVP Lezhë, Komisariati i Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, zhvilluar në kushte të vështira të motit dhe në terren të thyer malor.

Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në drejtim të prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, personave të shpallur në kërkim apo që mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me FNSh Shkodër, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar me sukses, brenda 12 ,orëve, në kushte të vështira të motit , 2 operacioni policore ,në kuadër të të cilëve, janë venë në pranga 3 shtetas dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Në operacionin policor të koduar “Munella”, në fshatin Domgjon, Fanë, Mirditë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruara në banesat e shtetasve V.Ll. dhe P.N., kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 31 kilogramë e 600 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: V.Ll., 49 vjeç, lindur në Domgjon, Mirditë, banues në Zejmen, Lezhë dhe P.N. 43 vjeç, lindur në fshatin Xhuxhë, Mirditë, banues në Tale, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kaçinari ” , në fshatin Arrëz, Kaçinar , shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B.Ç. dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:B.Ç.,36 vjeç, banues në fshatin Arrëz,Mirditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë për shkak të problemeve shëndetësore, babain e tij shtetasin P.Ç.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.