Një vajzë trevjeçare është gjetur e vdekur në shtratin e saj pasi dyshohet se u godit nga daja i saj për shkak të zhurmës së tepërt gjatë natës.

Daja dhe nëna e vajzës, janë arrestuar pas incidentit të tmerrshëm në provincën turke të Burdur, shkruan Mirror.

Nëna nuk mundi ta zgjonte vajzën e cila u identifikua si Aysenur K, kur ajo hyri në dhomën e saj të gjumit në mëngjes. Ajo thirri urgjencën në shtëpi, megjithatë vajza u shpall e vdekur në vendngjarje.

Më pas, policia arrestoi nënën e vajzës dhe dajën e saj, Hizir Tunc C, pasi oficerët besonin se vdekja e trevjeçares ishte e dyshimtë.

Daja thuhet se pranoi se e kishte shkelmuar fëmijën gjatë natës për ta qetësuar atë pasi ajo po bënte zhurmë. Gjyshja e vajzës Kader Tugla pretendoi se mbesa e saj i ishte nënshtruar dhunës së vazhdueshme në shtëpi, raporton gazeta turke Haberturk.