Rikthimi i Conor McGregor është shumë afër, ka thënë Dana White, president i UFC për TMZ Sports të hënën, derisa superylli holandez pritet që të luftojë në verë

“Mendos se, por”, tha Dana kur u pyet nëse ai pret që 33 vjeçari të luftojë gjatë vitit 2022. “Ai është duke i bërë gjërat mirë me këmbën e tij të djathtë. Shpresoj që ai të kthehet gjatë verës”.

White mendon që procesi i rikuperimit po ecën mirë dhe pret që McGregor të kthehet përsëri në aksion dhe mos ta zgjat mo.

Kundërshtarët e mundshëm të Conor McGregor

‘The Notorious’ ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit prej që mori pushim nga artet mikse marciale për shkak të lindjes se fëmijës së parë dhe bëri prova në një ndeshje boksi ku u ndesh kundër Floyd Mayweather Jr.

Ndër kundërshtarët e mundshëm për ish kampionin e kategorisë së lehtë dhe super të lehtë është kampioni aktual, braziliani Charles Oliveira.

McGregor për momentin është në vendin e 9-të në divizionin e kategorisë së lehtë të UFC-së pas luftëtarëve si: Oliveira, Justin Gaethje, Poirier, Michael Chandler dhe Tony Ferguson.

Kundërshtarë të tjerë janë Beneil Dariush, shpreson që McGregor nuk do të trajtohet në mënyrë të favorizuar dhe të respektohet rëndi për ndeshje, me Justin Gaethje që mund të jetë kundërshtar i tij i ardhshëm.

“Sinqerisht, ende mendoj se mund të ndodh”, tha Dariush për The Schmo për rikthimin e mundshëm të McGregor për të luftuar për titullin. “Ne ishim më të vërtetë të shqetësuar. Ne fillim na u duk si një shaka. Por, sigurt ne do të kthehemi fuqishëm më 2023”.